Një shtëpi është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Ish-Soda” në Vlorë.
Zjarri dogji thuajse të gjithë ambientin e brendshëm, duke shkatërruar të gjitha orenditë.
Sipas policisë nuk pati persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.
Sipas dyshimeve paraprake, shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një bombol gazi e lënë ndezur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
