AKTUALITET /

Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë, dyshohet për dekonspirim të aksionit, 4 të arrestuar

Shkruar nga Versus
Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë, dyshohet
Godina ku ndodhej një prej Call Center-ave të goditur në operacion

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar kundër call center-ave në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se hetimet për këtë aktivitet kanë nisur rreth dy vite më parë. Urdhër-arrestet janë lëshuar me vendim gjykate.

Në një prej ambienteve në rrugën e Kavajës janë gjetur mbi 60 punonjës, të cilët po merren në pyetje për veprime të mëtejshme hetimore.

Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.

Në total janë dhënë 8 masa sigurie, ndërsa deri më tani janë arrestuar 4 persona. Sipas të dhënave, call center-i në rrugën e Kavajës operonte në tre kate, por dy prej tyre janë gjetur të mbyllura, çka ka ngritur dyshime për një dekonspirim të mundshëm të operacionit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./Versus.al

Poll