
Gjykata e Posaçme do të vendosë sot nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.
Kryemadhi u shfaq sot në dyert e GJKKO me një kafe në dorë dhe nuk i kurseu batutat e zakonshme me gazetarët lidhur me zhvillimet në Big Brother VIP ku tanimë është opinioniste dhe për filmin e realizuar së fundmi.
"Doli Gimbo, gjynah, djalë i bukur. Ju pëlqeu filmi, ja të shohim tani se çfarë vendimi do japi gjyqtarja. Ju falenderoj për këtë kalvar intervistash, por do shihemi njëherë në muaj"- u shpreh mes të tjerash Kryemadhi.
Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë nga 3 akuza për vepra penale si korrupsioni pasiv, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Hetimi ndaj tyre është bazuar në dosjet për aferën e Cez-Dia dhe lobimin në SHBA për ish-LSI-në. Versus.al

