AKTUALITET /

Doli se ishte pronare e kapanoneve në Theth, e moshura: Mora borxh dhe shita 300 krerë bagëti

Në dëshminë e dhënë pranë Prokurorisë së Shkodrës, ajo ka deklaruar se kabinat i ka ndërtuar vetë, duke marrë hua nga të afërmit për të mbuluar kostot.

Shkruar nga Versus
Doli se ishte pronare e kapanoneve në Theth, e moshura: Mora borxh dhe
Kapanonet ne Theth

Lene Prroni është shtetasja që figuron si pronare e tokës ku u ngritën 10 kabina në zonën e Thethit, ndërtim i lidhur me emrin e Prekë Kodrës.

Në dëshminë e dhënë pranë Prokurorisë së Shkodrës, ajo ka deklaruar se kabinat i ka ndërtuar vetë, duke marrë hua nga të afërmit për të mbuluar kostot.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje nga rrëfimi i saj, ku Prroni pohon se ndërtimet janë bërë pa leje, pasi – sipas saj – kabinat nuk kanë themele dhe për këtë arsye nuk ka parë nevojën të kërkojë miratim nga institucionet përkatëse për ngritjen e këtij aktiviteti. Ajo i ka cilësuar ndërtimet si një përpjekje për të ngritur biznesin e saj në pronën e trashëguar.

"Kapanonet e gjetura janë të vendosura ne pronën time, është një pronë që e kam të trashëguar nga paraardhësit e mi. Deklaroj se jam interesuar pranë Bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por më thanë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh. Dhe unë nuk kam dokumente pronësie, por e kam të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu deklaroj se në dijeninë time, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i kam marrë borxh, tek të afërmit e mi, për të ndërtuar këta kapanone. Kam patur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qenë se nuk kisha çoban për t'u kujdesur për to, i shita të gjitha," ka thënë Lene Prroni.

Këto kapanone janë denoncuar sot publikisht edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili thotë se kjo paligjshmëri është në kurriz të banorëve të fshatit turistik.

Rama shtoi se ndaj prokurores së çështjes Elsa Gjeli Ministria e Drejtësisë do të bëjë denoncim pranë KLP, për mosfillim të hetimeve dhe pezullimin e kësaj çështjeje.Versus.al

 

Poll