
Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të vendosur nëse do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të kthehet për plotësim hetimesh.
Dosja hetimore voluminoze ka të pandehur 28 persona dhe kompani, mes të cilëve bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka e cila akuzohet për pengim të zbulimit të të vërtetës.
SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt më 10 shtator. Kryebashkiaku akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, modeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve të paligjshme në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
Kjo është seanca e parë për Veliajn që pasi Kushtetuesja mori vendim për ta rikthyer atë në detyrë si kryebashkiak duke rrëzuar vendimin e qeverisë që e shkarkonte atë. Versus.al

