AKTUALITET /

Abuzime me fondet e BE, pas kreut të ARRSH, SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH, Erald Elezi

Shkruar nga Versus

Abuzime me fondet e BE, pas kreut të ARRSH, SPAK merr të pandehur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur Erald Elezin, drejtorin e KESH (Korrportata Elektroenergjitike Shqiptare) nën akuzën se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës së i takon abuzimeve me fondet e BE.

Gjithashtu akuzohet për shkelje të barazisë me tenderat pas provave që agjentët kanë gjetur në celularin e sekuestruar të Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar të arrestuar vitin e kaluar për korrupsion dhe pastrim parash. Dje u mor i pandehur kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli i akuzuar gjithashtu për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë ende në vazhdim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë. Versus.al

Poll