AKTUALITET /

E rëndë në Itali, gruaja "kastron" burrin pas dyshimeve për tradhti

41-vjeçari përfundon në spital pas një konflikti familjar, gruaja arrestohet nga karabinierët

Shkruar nga Versus

E rëndë në Itali, gruaja "kastron" burrin pas dyshimeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pasditen e së premtes, 1 maj, në Angri të provincës së Salernos në Itali, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dhunë të rëndë dhe arrestim.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një çift me origjinë bangladeshe – 41-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 35-vjeçare – ndodheshin prej kohësh në krizë martesore. Gruaja dyshohet se kishte zbuluar së fundmi një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit, çka ka përshkallëzuar konfliktin mes tyre.

Gjithnjë sipas hetimeve paraprake, gjatë një dreke në banesë, gruaja dyshohet se e ka droguar e neutralizuar bashkëshortin dhe më pas ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj tij me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë serioze në organin e tij seksual të cilin ja ka prerë me thikë.

Burri, megjithëse i plagosur rëndë, ka arritur të dalë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë tek fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e repartit territorial të Nocera Inferiore, të cilët kanë arrestuar menjëherë gruan e dyshuar. Ajo është shoqëruar dhe më pas dërguar në burgun e Fuorni-t në Salerno.

Ndërkohë, 41-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Nocera Inferiore, ku po merr trajtim mjekësor për plagët e marra. Gjendja e tij raportohet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Poll