
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e 70-vjeçarja jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr 17.
Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.
Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

