Një ngjarje e rëndë familjare është shënuar në Vlorë, ku një 43-vjeçare është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka goditur me thikë babain e saj gjatë një konflikti në banesë.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë vënë në pranga shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi gjatë një konflikti në familje ka plagosur me mjet prerës babain e saj, K. Gj., 74 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku e arrestuara jetonte bashkë me prindërit. I moshuari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia./Versus.al







