AKTUALITET /

Ekzekutoi të riun pas sherrit në kalçeto, vr*sësi i Paskuqanit ende në arrati

Shkruar nga Versus
Ekzekutoi të riun pas sherrit në kalçeto, vr*sësi i
Autori, Sadik Llanaj

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Paskuqan ku 27 vjeçari Ardian Baloshi u vra me armë zjarri pas një sherri në kalçeto, policia ende nuk ka arritur të kapë autorin Sadik Llanaj.

Makina e 39 vjeçarit u gjet e braktisur pranë Liqenit të Bovillës. Ndërsa forcat “RENEA” kryen kontrolle në këtë zonë dhe në zonën malore të Krujës, por nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona. Ata treguan se Llanaj kishte qëlluar me armë për disa metra dhe më pas u arratis me makinë. Policia ka ofruar shpërblim për ata që japin informacion, por ka bërë thirrje që qytetarët të mos ndërhyjnë pasi autori konsiderohet person tepër i rrezikshëm. Versus.al

Poll