AKTUALITET /

EMRAT/ Zbardhet lista me gjashtë kandidatët për Avokatin e Popullit

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Zbardhet lista me gjashtë kandidatët për Avokatin e

Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve që do të garojnë për Avokatin e Popullit. Ata dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.

Sot ishte dita e fundit e dorëzimit të kandidaturave. Partia Socialiste vendosi të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.

“Ne nuk do të mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”,  deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës opozita propozon deri në gjashtë kandidatë të përzgjedhur prej saj nga lista e aplikantëve, dhe shumica zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.

Sipas kësaj formule, nga këta tre kandidatë opozita vendos një prej tyre për ta votuar në seancë me konsensus.

Lista:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Poll