
Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i shtetasit Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu u bë i mundur falë koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar në vitin 2017 me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Autoritetet bëjnë me dije se nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burg.
Policia njofton se bashkëpunimi me autoritetet italiane vijon për finalizimin e procedurave të ekstradimit, me qëllim kthimin e tij në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe italiane për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Versus.al

