
Era e fortë që ka përfshirë jugun e vendit, ka krijuar rrezik në qarkullimin e mjeteve detare në Himarë. Policia u ka kërkuar turistëve që të mos dalin në det me mjete lundruese pasi ka rrezik.
Por megjithë këtë paralajmërim, ka patur shumë turistë të cilët kanë kërkuar ndihmë nga policia, mes tyre edhe një çift nga Tirana. Dallgët e mëdha e kishin spostuar çiftin 3-4 km larg bregdetit, duke i bërë që të rrezikonin të mbyteshin.
Falë ndërhyrjes së policisë, bashkëshortët u nxorrën në bregdet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Versus.al







