
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë xhaxha. Lajmin e dha vetë Veliaj në një status në rrjete sociale, ku i uron mirëseardhjen mbesës së tij.
Statusi i Erion Veliajt:
Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril!
Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.
Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur.
Të duam shumë Avi!
Erion Veliaj ndodhet prej muash në paraburgim në Durrës. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash. /Versus.al








