AKTUALITET /

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar qendra e refugjatëve afrikanë në Gjadër

Shkruar nga Versus

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar

Gazeta Italiane La Repubblica i ka kushtuar gjithë ditën e sotme, artikuj e materiale qendrës së pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe kampit në Gjadër.

Sipas gazetës, emigrantët e parë të burgosur jashtë vendit nga shteti italian do të mund të shohin vetëm disa katrorë qiell nëpër hekurat e vendosur në dritare, dhe gjithashtu pjesë të vogla të kodrave të gjelbra me pisha dhe shkurre mesdhetare që shohin nga Gjadri, fshati shqiptar ku tani qëndron qendra e parë e paraburgimit në një tokë të huaj në historinë e Italisë.

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar

Misioni që deri tani ka kushtuar 800 milionë euro për të cilin kryeministrja Meloni po luan gjithë prestigjin e saj ndërkombëtar, si model që do të dëshironte të eksportonte në Europë, aktualisht përfshin 150 agjentë dhe ushtarë, të koordinuar nga ambasada në Tiranë dhe nga një drejtues i Policisë së Shtetit Italian.

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar

Gjyqtarët që do të trajtojnë çështjet do të jenë në Itali dhe do të komunikojnë në distancë nga dhomat e destinuara për intervista me avokatë, televizorë të varur me të cilët mund të lidheni me prokuroritë e Romës dhe sallat e gjyqit.

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar

Emigranti, do të dënohet apo shfajësohet, pa prekur kurrë tokën e tij të ëndërrave.

Përveç hekurave të vendosur nëpër dritare dhe kudo, qendra do të ruhet nga punonjës policie të ardhur nga Italia. Gjithashtu në ajër do të ketë edhe dronë, që do të vëzhgojnë të gjithë zonën.

Në këtë mënyrë janë organizuar qendrat e refugjatëve në Gjadër, që nesër do të presion edhe emigrantët e parë, 16 të tillë, egjiptian dhe bangladeshas.

FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar   FOTO/ Dron, policë dhe hekura, kështu është organizuar  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: