
Mes mijëra qytetarëve që kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme, në protestën e 10-të, janë dhe prindërit që kanë fëmijët në emigrim.
Mes mijëra pankartave që mbajnë në duar protestuesit, spikati ajo e një nëne që ka treguar me praninë e saj, se është në shesh për fëmijët për të cilët e ka zënë malli.
“Këtu për ata që na i zbuat nga vendi”, shkruhet në pankartën që mban nëna në duar.
Ndërsa një prind, ka veshur një bluzë në të cilën shkruhet se “mos i mëso fëmijës të ketë frikë për bukën e gojës”.
Edhe studentet protestojnë duke mbajtur në duar pankarta që shkruhen se “nuk studiuan për të qenë emigrantë në botë”.

