AKTUALITET /

FOTO-LAJM/ Sot protesta e 10-të qytetare kundër projektit të Zvërnecit, në shesh dhe regjisori Hervin Çuli

Këtë mbrëmje, protestës qytetare i është bashkuar dhe regjisori i njohur i teatrit Kombëtar, Hervin Çuli

Shkruar nga Versus

FOTO-LAJM/ Sot protesta e 10-të qytetare kundër projektit të

Në protestën e 10-të masive që po zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, nuk kanë munguar figura publike, intelektualë dhe artistë, mes radhëve të të rinjve e të rejave që prej disa ditësh nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Këtë mbrëmje, protestës qytetare i është bashkuar dhe regjisori i njohur i teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbushur bulevardin e madh "Dëshmorët e Kombit" ku në sy kanë rënë pankartat dhe parullat si: “Piktori që shkarraviti Shqipërinë”, “Studentët janë këtu”, “Rama në burg, Berisha në burg”, Revolucion”, “Shqipëria e re” apo dhe “Opozita e shitur”.Versus.al

 

 

Poll