AKTUALITET /

Përsëritet 'avazi' në Maturën Shtetërore, përjashtohet maturanti në Kukës që publikoi tezën e provimit

Shkruar nga Versus
Përsëritet 'avazi' në Maturën Shtetërore,
Foto ilustruese

Ditën e sotme 26.600 maturantë iu nënshtruan provimit të dytë të Maturës Shtetërore në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Provimi nisi në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30.

Më herët, nëpërmjet masave të ndërmarra, ministria e Arsimit kishte pretenduar se do të mund të ndalonte mbajtjen e telefonave celularë, orëve inteligjente apo pajisjet e tjera që mundëson komunikim elektronik apo edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Përsëritet 'avazi' në Maturën Shtetërore,

Por një gjë e tillë nuk duket të jetë realizuar pasi si në çdo vit paraardhës, edhe këtë herë maturantët kanë publikuar në rrjete foto të tezave të provimit. Megjithatë, këtë herë ministria bën me dije se maturanti në Kukës i cili fotografoi tezën dhe e shpërndau në rrjetet sociale, është përjashtuar nga provimi. Tanimë atij do t'i duhet të përsërisë provimin në shtator. Versus.al

Poll