
Teksa diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë vijojnë dhe gjatë mbrëmjes, ajo çka vihet re është mungesa e interesit të deputetëve për të dëgjuar ministren e Shëndetësisë Evis Sala që ka raportuar në seancën plenare të pasdites për sistemin shëndetësor në vend.
Sic shihet nga pamjet, në sallë ndodheshin vetëm 15 deputetë të opozitës dhe 7 deputetë të PS e 2 ministra.
Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri, vijon të ketë probleme ku më së shumti qytetarët ankohen për mungesë të shërbimeve sic janë pacientët e prekur me tumor të cilët sorollaten për të kryer Brakiterapinë pasi në spital aparatura nuk punon.
Kjo ka bërë që pacientet me tumor gjinekologjik të mbeten pa trajtim.
Indiferenca e të zgjedhurve të popullit është e pashpjegueshme sesi nuk u intereson as fakti që në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk ka Pet-scan.
E ndërsa deputetët e zgjidhin hallin në sektorin privat, qytetarët janë sot të braktisur nga shërbimet dhe institucionet, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje që nuk i rrënon ekonomikisht.

