AKTUALITET /

FOTO/ Pengoi punimet e firmës ‘Gjikuria’ në tokën e tij, dhunohet barbarisht banori i Dukatit

Petrit Gjoni banor i fshatit Dukat është dhunuar ditën e sotme pasi kundërshtoi punimet e projektit të kalimit të ujit nga Dukati në Palasë në pronën e tij private, projekt ky i firmës 'Gjikuria.'

Shkruar nga B.SH

FOTO/ Pengoi punimet e firmës ‘Gjikuria’ në tokën e

Një banor i fshatit Dukat është rrahur sot duke u lënë i përgjakur dhe në nevojë për ndihmë spitalore, dyshohet nga punëtorë të firmës 'Gjikuria.'

Sipas burimeve për Versus.al punëtorët e kësaj firme kanë qenë duke punuar për projektin e kalimit të ujit të burimit 'Shata' nga Dukati në Palasë në pronën e Petrit Gjonit.

Ky i fundit ka ndërhyrë për të ndalur punimet ndërsa është përballur me dhunë të egër, nga disa shtetas të cilët ende nuk janë identifikuar pasi vetë policia nuk ka asnjë komunikim për këtë ngjarje.

Gjoni siç shihet dhe nga fotot është goditur në kokë ku ka dhe plagë të rënda.

Burimet bëjnë me dije se ende nuk mund të përcaktohet nëse dhunuesit e Petrit Gjonit janë punëtorët e firmës Gjikuria apo banorë të këtij fshati, të cilët mbështesin këtë projekt por që janë dhe të afërm të administratorit të kësaj kompanie./ Versus.al

FOTO/ Pengoi punimet e firmës ‘Gjikuria’ në tokën e
Petrit Gjoni i gjakosur

FOTO/ Pengoi punimet e firmës ‘Gjikuria’ në tokën e

FOTO/ Pengoi punimet e firmës ‘Gjikuria’ në tokën e

 

Poll