AKTUALITET /

FOTOT/ Ky është armatimi i rëndë që do të blejë Shqipëria nga Izraeli

Shkruar nga Versus
FOTOT/ Ky është armatimi i rëndë që do të
SPEAR 120 mm

Ushtria shqiptare pritet të furnizohet nga kompania izraelite “Elbit Systems” me sisteme artilerie të avancuara, topa, mortaja dhe dronë të fjalës së fundit.

Gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare shkruan se marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, duke përfshirë furnizimin me mortaja SPEAR 120 mm, topa ATMOS 155 mm që montohen në kamionë, dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

FOTOT/ Ky është armatimi i rëndë që do të
ATMOS 155 mm

Deri më tani fatura e blerjeve nuk është bërë publike, sipas çmimeve të publikuara, vetëm një sistem artilerie kushton deri në 5 milionë dollarë.

Gjithashtu, në marrëveshje parashikohet bashkëpunim me kompaninë shqiptare “KAYO”, e cila do të kontribuojë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vendin tonë.

Fillimisht Shqipëria do të marrë dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, dhe montimet për sistemin e artilerive.

Dronët Magni-X mund të mbahen lehtësisht në shpinë, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me bllokime të forta të sinjalit GPS.

FOTOT/ Ky është armatimi i rëndë që do të
Magni-X

Magni-X mund të ngrejë ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, përmban kamera ditë-natë dhe sensorë të përparuar. Koha maksimale që mund të qëndrojë në ajër është 60 minuta.

Aktualisht ky dron përdoret nga ushtria britanike si dhe ajo austriake. Dronët Thor mund të mbajnë pesha deri në 15 kilogramë, fotografojnë dhe mund të hedhin deri në pesë bomba nga ajri.

Poll