Është caktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit të Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë më 27 prill, në orën 11:00. Ata akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Gjatë seancës paraprake, të pandehurit kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se hetimet ndaj tyre janë politike.
Trupi gjykues i përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka ka përcaktuar këtë datë si nisjen e procesit gjyqësor për themelin e çështjes./Versus.al

