AKTUALITET /

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit.

Shkruar nga Versus

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un

Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin, Ilir Meta.

Kreu i PL-së dhe Monika Kryemadhi morën pjesë në seancë, po ashtu ishte edhe Ema Coku.Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit.

“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet”, mësohet të ketë thënë Meta.

Në hyrje të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se:

“Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë o do i kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi, kjo është e gjithë historia, do t’i kthehet ligjshmërisë”.

Tags:

ilir meta

Poll