AKTUALITET /

Gjykata e Posaçme ja heq masën e sigurisë ish-prefektes së Fierit, Rajmonda Balilaj

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Baliaj, e cila akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera., duke hequr masën e sigurisë së “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Posaçme ja heq masën e sigurisë ish-prefektes së

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Baliaj, e cila akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera., duke hequr masën e sigurisë së “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Vetëm 3 muaj e ka mbajtur detyrën e prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj, më herët kryetare e bashkisë së Patosit për 3 mandate.

Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal, me dyshimet se në 2 raste ka shkelur barazinë në tendera.

I njëjti vendim i pezullimit nga detyra u dha edhe për ish nënkryetaren e bashkisë Patos dhe për 5 specialistë të tjerë në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, sekretariatit të përgjithshëm të kësaj bashkie, specialistë urbanistike dhe inxhinierë.

Janë dy procedura prokurimi që ngrenë dyshime për të hetuarit e SPAK, për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dokumente dhe kane shkelur barazinë në tendera.

Njoftimi i plotë

1. Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr.30 datë 21.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe heqjen e menjëhershme të saj”, baza ligjore neni 262/2 dhe 267/2 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: