AKTUALITET /

Goditjet ndaj pastrimit të parave, SPAK kontrolle tek biznesmeni Dod Doçi dhe kompania ‘Lura’ në Gjirin e Lalëzit

Shkruar nga Versus
Goditjet ndaj pastrimit të parave, SPAK kontrolle tek biznesmeni Dod
Biznesmeni Dod Doçi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjeruar kontrollet ndaj biznesmenëve që operojnë në sektorin e ndërtimit pas detajeve të dosjes ku tregohej sesi paratë e ardhura nga trafiku i drogës investoheshin në pasuri të paluajtshme.

Deri më tani mësohet se janë kontrolluar 17 biznesmenë dhe 30 kompani të ndryshme. Sipas ëeblajm, kontrolle janë ushtruar edhe tek kompania “Lura shpk” e cila ka ndërtuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Kontrolle janë ushtruar edhe ndaj pronarit të kompanisë, Dod Doçit.

Goditjet ndaj pastrimit të parave, SPAK kontrolle tek biznesmeni Dod

Nuk dihet ende arsyeja e kontrollit tek kompania “Lura shpk” dhe biznesmeni Dod Doçi, por ajo çfarë dihet deri më tani është se emri i këtij të fundit rezulton në dosjen ku hetohen Shpëtim dhe Isa Aliu të dyshuar për trafikun e 50 ton trafik kokaine dhe miliona euro pastrim parash duke përdorur biznesmenë e krerë të grupeve të trafikut.

Pjesë nga dosja:

“Sendet te gjetura gjate kontrollit, si aparate telefonik, pajisje kompjuterike, (kompjutere/laptop) usb, pajisje te tjera memorizuese, hard disc, blloqe dhe flete shenimesh, si kontrata shitjesh, kontrata bashkepunimi, fatura likuidimi, dokumente qe mund te disponojne kompanite e ndertimit, lidhur me bashkepunimin e tyre me shoqgrite tregtare/kompani ndertimit, ne pronesi te shtetasve Isa Aliu, Nikoll Bibaj dhe Shpetim Bibaj si dhe telefona celulare te administratoreve te ketyre shoqerive dhe kontabilisteve te tyre si dhe çdo send tjeter qe lidhet me keto vepra penale, te sekuestrohen.” Versus.al

Poll