AKTUALITET /

“Hajde ikim, po digjemi”/ Zjarri në Skënderbegas alarmon zjarrfikësit, ndërsa në zonë dëgjohen shpërthime predhash

Madje, flakët dhe zhurmat e predhave kanë alarmuar edhe vetë ekipet e zjarrfikësve.

Shkruar nga Versus

“Hajde ikim, po digjemi”/ Zjarri në Skënderbegas alarmon

Përveç zjarreve, zjarrfikësit po përballen edhe me rreziqe të tjera.

Në njësinë Skënderbegas të Gramshit dëgjohen shpërthime predhash, të shkaktuara nga flakët që kanë përfshirë malin.

Siç shihet në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, banorët e fshatit Skënderbegas po përjetojnë momente të frikshme.

Madje, flakët dhe zhurmat e predhave kanë alarmuar edhe vetë ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi,” dëgjohet një zjarrfikës në video.

Pamje nga vendi i ngjarjes: 

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit mbetet e rëndë, teksa zjarri përparon nga fshati në fshat. Deri tani, 39 banesa janë shkrumbuar, ndërsa disa qytetarë janë shtruar në spital për shkak të dëmtimeve nga tymi, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje dhe shkurre. 

Poll