AKTUALITET /

Humbën rreth 4 mln euro të vendosura në llogari të një notereje, si vëllezërit Pepa përgatitën planin për të rrëmbyer drejtuesit e bankës

Humbje e konsiderueshme parash për të cilën dy vëllezërit Pepa, akuzojnë noteren R. K. e cila sipas tyre ka bashkëpunuar në zhdukjen e sasisë së tyre prej 4 milionë euro.

Shkruar nga Versus

Humbën rreth 4 mln euro të vendosura në llogari të një

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e grupit kriminal të Jetmir Pepa dhe vëllezërve të tij, të cilët dyshohet se në 11 muajt e parë të vitit 2020 kanë trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Një nga episodet më të rënda, e zbardhur nga emisioni 'Në shënjestër' të gazetares Klodiana Lala lidhet me zhdukjen e një shume prej rreth 4 milionë eurosh, të cilat sipas hetimeve janë depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë përmes llogarisë së një notereje me inicialet R.K.

Humbje e konsiderueshme parash për të cilën dy vëllezërit Pepa, akuzojnë noteren R. K. e cila sipas tyre ka bashkëpunuar në zhdukjen e sasisë së tyre prej 4 milionë euro.

Ku gjatë një bisede që Jetmir Pepa zhvillon me vëllain e tij Urim Pepa, ata bëjnë plan të marrin peng administratorët e bankës.

Ata akuzojnë noteren R. K. se ka bashkëpunuar në zhdukjen e një shume prej 4 milion euro.

Po kështu më datë 3 Gusht 2020. Jetmiri flet me vëllain e tij, Urimin. Ku ndër të tjera ata planifikojnë të marrin peng administratorët e bankës.

‘Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë’. Por si kanë humbur këto para dhe cila është lidhja e noteres në fjalë me vëllezërit Pepa?

Dhe pse vëllezërit Pepa akuzojnë noteren R. K për humbjen e parave.

Gjithçka duket se zbardhet edhe njëherë nga bisedat e tyre në Sky Ecc. Ku del se vëllezërit Pepa, i kanë derdhur paratë e tyre në bankën në fjalë nëpërmjet llogarisë së noteres R. K.

Por këtu duket se diçka e paqartë ka ndodhur dhe paratë nga sa shikohet kanë humbur çuditërisht destinacionin.

Ndërkohë që noterja ndryshe nga funksioni i saj primar, ka shërbyer si një koperturë e parave të pista që vëllezërit Pepa, fitonin nga paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë që siç thamë Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleksi akuzojnë noteren se ka bashkëpunuar me bankën në zhdukjen e parave. qenë të vëllezërve Pepa.

Shuma parash e cila është e paqartë se ku ka vajtur,

“Jam me Urimin, po më thotë si të organizohemi që të marrim peng, ose të paguajmë se kam njerëz apo do t’i marrim vetë peng”

 

Poll