AKTUALITET /

Humbi djalin në tragjedinë e Tempit, babai shqiptar prej 5 ditësh grevë urie para Parlamentin grek

Denis Ruçi, ishte një nga 57 viktimat e tragjedisë hekurudhore të Tembit. Pano Ruçi kërkon rihapjen e dosjes së të birit. Ai është i bindur se aksidenti që mori jetën e Denis dhe të tjerëve ka shumë më shumë përmbajtje sesa thjesht një ngjarje fatkeqe.

Shkruar nga Versus

Humbi djalin në tragjedinë e Tempit, babai shqiptar prej 5 ditësh

Pano Ruçi, një baba i thyer nga dhimbja dhe trishtimi, ka nisur një betejë për drejtësi pas humbjes tragjike të djalit të tij, Denis Ruçi, një nga 57 viktimat e tragjedisë së Tembit. Prej së hënës, ai ka nisur një grevë urie para Parlamentit grek në Athinë, një akt të cilin e ka ndjerë si të vetmin mjet për të kërkuar zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në humbjen e djalit të tij, dhe për të kërkuar të vërtetën që ende mbetet e errësuar pas aksidentit të 28 shkurtit 2023.

Në një apel që shpërthen dhimbjen dhe zemërimin, Pano Ruçi kërkon rihapjen e dosjes së të birit. Ai është i bindur se aksidenti që mori jetën e Denis dhe të tjerëve ka shumë më shumë përmbajtje sesa thjesht një ngjarje fatkeqe. “Pesë ditë pas aksidentit, na thanë se Denis u identifikua, por ndërkohë kishin hedhur beton mbi vendin e aksidentit,” thotë ai.

“Më vonë mësuam se një nga trenat mund të kishte transportuar lëndë djegëse të paligjshme, një informacion që e bën këtë aksident një akt kriminal. Ata më thanë se nuk e kishin më ADN-në e Denis. Çfarë më mbetet tani është të kërkoj zhvarrosjen e tij, sepse nuk di më nëse është vërtet ai që qëndron atje.”

Për Pano Ruçin, çështja e Tembit është bërë një simbol i padrejtësisë, një dëm që shkon përtej humbjes personale dhe prek të gjithë ata që kërkojnë të dinë të vërtetën. Ai i bën thirrje qeverisë shqiptare, si dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Greqisë, që të veprojnë menjëherë dhe të mos lejojnë që kjo tragjedi të mbetet e paqartë. “Drejtësia greke duhet të veprojë. Ne kërkojmë përgjigje. Duam të dimë të vërtetën. Kërkojmë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi dhe që e vërteta të dalë në dritë,” thotë ai, duke e theksuar se drejtësia është një e drejtë themelore për çdo familje dhe për çdo individ që ka vuajtur nga humbja e të dashurve.

Përkrahje e fortë ka ardhur nga Maria Karistianu, kryetare e organizatës së të afërmve të viktimave, e cila është bashkuar me Pano Ruçin në këtë betejë për drejtësi. Po ashtu, qindra qytetarë dhe vizitorë të huaj kanë ndaluar për të firmosur librin e mbështetjes, duke i dhënë forcë dhe shpresë të atyre që janë angazhuar për të kërkuar përgjegjësi. Madje, edhe shtetas të huaj kanë ndaluar për të treguar solidaritetin e tyre, duke treguar se dhimbja e një babai të humbur nuk njeh kufij.

Grevës së urisë i është bashkuar edhe shtetasi grek Dhimitris Ikonomu, dhe nga nesër, Pano Ruçi pritet të ketë mbështetje edhe më të gjerë, pasi familjarë të tjerë të viktimave dhe qytetarë solidarë do të bashkohen me këtë betejë që kërkon të thyejë heshtjen dhe të zbardhë të vërtetën.

 

Poll