
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës.
Monika Urtari, 16 vjeçe, humbi jetën si pasojë e një arrestit kardiak ndërsa ishte në spital.
Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Prokuroria, por dihet se adoleshentja ndërroi jetë në duart e mjekëve.
Ish-kolegët dhe stafi i Gjimnazit Privat “Atë Pjetër Meshkalla” ku Monika ishte studente, kanë dhënë një mesazh ngushëllimi për familjen dhe shokët e saj:
"Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë. Në këto momente të vështira jemi pranë familjes me lutje, besim dhe dhimbje të përbashkët. Kujtimi i Monikës do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. Pushoftë në paqe."
Autoritetet lokale bëjnë me dije se vdekja e Monikës dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një arrestit kardiorespirator, por grupi hetimor do të zbardhë shkaqet e sakta të ngjarjes./Versus.al

