
Disa ditë pas alarmit evropian për toksinën cereulide (bakter i rrezikshëm për shëndetin) në formulën e Nestlé për foshnja, shifrat zyrtare nga Britania konfirmojnë 36 raste sëmundjesh tek fëmijët, me hetim penal në Francë për humbjen e jetës së dy të vegjëlve.
I njëjti produkt ka hyrë edhe në tregun shqiptar përmes rrjetit Rossmann & Lala, me sasi totale 1,878 kuti (800 gramë secila).
Nga këto, 462 u dërguan në Kosovë, 836 u bllokuan nga AKU, ndërsa 580 kuti rezultojnë të shitura një numër që mund të ketë prekur dhjetëra familje shqiptare pa gjurmë të qartë.
Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU).
Kjo do të thotë se, nëse qumështi rezulton toksik, askush nuk di saktësisht ku ka përfunduar, sa është shitur apo si të tërhiqet menjëherë nga raftet.
Në praktikë, kjo cenon sigurinë bazë ushqimore, veçanërisht për foshnjat produktin më delikat të tregut.
Rossmann & Lala u gjobit, por pyetja e madhe mbetet: sa fëmijë shqiptarë konsumuan qumështin Nestlé pa e ditur rrezikun, dhe çfarë e mbron realisht konsumatorin kur gjurmueshmëria është një fantazmë?/Versus.al

