
Media britanike Dailymail ka publikuar rastin e Elvis Zoto, një shqiptar 22-vjeçar, i cili mbërriti në Britani me një varkë të vogël dhe u vendos në një hotel luksoz për azilkërkuesit.
Sipas Dailymail Gjykata e Lartë ka vendosur ta deportoj pas tre vitesh 22 vjeçarin.
Ai ishte dënuat për shpërndarje crack cocaine dhe gjykata e Lartë hodhi poshtë apelimin e tij, duke konfirmuar se ikja nga hoteli i kishte hequr të drejtën për azil.
Shkrimi i Dailymai:
Një emigrant shqiptar, Elvis Zoto, 22 vjeç, i cili mbërriti në Britani në një varkë të vogël dhe qëndroi në një hotel luksoz për azilkërkuesit, do të deportuar pas tre vitesh, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Zoto, i cili mbërriti në Dover më 29 qershor 2022, kishte postuar në rrjetet sociale një foto të formularit të tij të regjistrimit pranë Home Office dhe lavdërohej për mënyrën se si kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.
I kontaktuar pak më vonë nga një gazetar i Mail on Sunday që paraqitej si emigrant ende në Francë, ai tha se udhëtimi për në Mbretërinë e Bashkuar kishte qenë i lehtë dhe zbuloi se ai tashmë ishte larguar nga hoteli i tij i azilit duke dalë nga një dritare.
Zoto u arrestua më 1 nëntor 2023 nga Policia e Essex-it dhe në prill të vitit 2024 u dënua për shpërndarje të crack cocaine, duke marrë një dënim prej dy vjet e nëntë muaj.
Pavarësisht se të gjithë kriminelët që marrin mbi një vit burg automatikisht përballen me deportim, ai arriti të apelonte vendimin bazuar në pretendimin e vazhdimit të kërkesës së azilit.
Në korrik 2025, Gjykata e Lartë hodhi poshtë apelin e tij, duke konfirmuar se ai kishte humbur të drejtën për azil për shkak të largimit nga hoteli.
Zoto kishte publikuar video në TikTok duke treguar jetën e tij në Londër pas arratisjes, duke u ulur në kafene dhe duke shfaqur shumicë kartëmonedhash prej £20 dhe £50.
Ai gjithashtu jepte këshilla për mënyrën e ikjes nga hotelet e azilkërkuesve dhe lidhjen me grupet kriminale, duke treguar se si të shmanget vëmendja e autoriteteve.
Në 2022, më shumë se 12,600 shqiptarë mbërritën në Britani me varka të vogla para se të niste një marrëveshje kthimi që reduktoi këtë numër.
Shërbimet britanike kanë paralajmëruar se grupet kriminale shqiptare përdornin këtë rrugë për të futur punëtorë në mënyrë të paligjshme dhe shpesh edhe për shpërndarjen e drogës.
Rasti i Zotos është cilësuar nga aktivistët si dëshmi e qartë për nevojën e një reforme të sistemit të imigracionit.
Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch UK, deklaroi: “Tre vite pasi mbërriti në mënyrë të paligjshme me një varkë të vogël, Zoto po deportohet. Ai duhej të refuzohej menjëherë dhe të largoheshin brenda pak orësh nga vendi. Një sistem që lejon një person të shfrytëzojë çdo dobësi për tre vite, me kosto të madhe për taksapaguesit, ka nevojë urgjente për reformë.”
Rritja e numrit të migrantëve që hyjnë në Britani me varka të vogla vazhdon të jetë shqetësuese.
Vetëm në 2025, më shumë se 27,000 persona kanë mbërritur deri tani, duke vendosur rekorde të reja për këtë periudhë të vitit.
Një nga varkat më të mëdha, me 107 persona, arriti në Britani vetëm në një ditë, duke sfiduar përpjekjet e autoriteteve për të ndaluar trafikun e migrantëve./Përshtati në shqip Versus.al







