AKTUALITET /

Incidenti në Vorë/ Pas kallëzimit të dy votuesve, nisin hetimet për Flamur Nokën

Procedimi ka ardhur pasi dy persona nga familja Xhabafti kanë pretenduar se Noka i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votës.

Shkruar nga Versus

Incidenti në Vorë/ Pas kallëzimit të dy votuesve, nisin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është proceduar në gjendje të lirë nga policia pas përplasjes që ndodhi mes tij dhe anëtarëve të familjes Xhabafti në Vorë. Sipas njoftimit të policisë, Noka është proceduar për veprën penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Procedimi ka ardhur pasi dy persona nga familja Xhabafti kanë pretenduar se Noka i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votës. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që Noka ka mohuar akuzat.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi janë përplasur sot me Bert Xhabafatin në një qendër votimi të Vorës.

Noka ka pretenduar se ka shkuar në mbështetje të kandidatëve të PD pasi këta të fundit e kishin lajmëruar se anëtarë të familjes Xhabafati ndodheshin jashtë qendrës së votimit, të pajisur me badge të KQZ me qëllim për të ndikuar në procesin e votimit. Nga ana tjetër Bert Xhabafati, emër i njohur i zonës, ka pretenduar se ndodhet në qendër votimi vetëm për të ushtruar të drejtën e votës./Versus.al

 

Poll