AKTUALITET /

Infermierët me muaj pa rroga, Shoqata e Infermierëve: E turpshme heshtja që ka kapluar shtetin pas skandaleve

Shkruar nga Versus

Infermierët me muaj pa rroga, Shoqata e Infermierëve: E turpshme

Përveç problematikave në pajisje, në ambiente për pacientët dhe papërgjegjshmëri sa i takon problemeve që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve, në sektorin e Shëndetësisë problematikë mbetet edhe vonesa e pagave për infermierët.

Nëpërmjet një reagimi, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësim sa i takon vonesës së pagave për punonjësit e sektorit të Shëndetësisë. Ata e konsiderojnë të turpshme heshtjen e institucioneve të shtetit për këtë situatë ku ndodhen infermierët të cilëve ende nuk u ka kaluar paga e dhjetorit.

Reagimi i Shoqatës së Infermierëve:

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dhēnë punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi,punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa përsonale apo politike për marje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.

Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.

Është turp që pas kaq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lekë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vëndi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më.

Shoqata e Infermierëve të Shqiperise

22 Janar 2026, Tiranë. Versus.al

Poll