
Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy ambientet me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.
Ndaj tij po zhvillohen hetime në gjendje të lirë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vëllai i tij si dhe punonjësi i OSHEE, Ervis Maçi.
Pasditen e djeshme Hasa u dorëzua në polici ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij duke thënë se prej muajsh nuk kishte qenë në atë objekt.
Ndërkohë Hasa është pezulluar nga detyra e tij si drejtor burgu deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

