AKTUALITET /

Jetë luksoze në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, çfarë zbuluan hetimet e SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa

Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka miratuar shpërndarjen e fondeve dhe lejeve. Xoxa, bashkëshortja e tij, ka kontrolluar persona fizikë dhe shoqëri që përfituan nga këto fonde, duke ndërmjetësuar përfitimet monetare dhe pasuritë e paluajtshme.

Shkruar nga Versus

Jetë luksoze në kurriz  të taksapaguesve shqiptarë,

SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa , pas disa muajsh hetime ndaj çiftit.

Nga e hetimet e SPAK ka rezultuar se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë shuma të mëdha monetare, pasuri të paluajtshme dhe shpenzime luksoze personale në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Nëntë raste të veçanta për përfitime të paligjshme

SPAK ka konstatuar se Veliaj dhe Xoxa kanë marrë përfitime të paligjshme nga subjekte tregtarë dhe OJF, të cilët vetë kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë. Këto para dhe pasuri janë përfshirë në një rrjet ku OJF-të dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar kanë vepruar si kanale të pastrimit dhe transferimit të këtyre përfitimeve.

Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka miratuar shpërndarjen e fondeve dhe lejeve.
Xoxa, bashkëshortja e tij, ka kontrolluar persona fizikë dhe shoqëri që përfituan nga këto fonde, duke ndërmjetësuar përfitimet monetare dhe pasuritë e paluajtshme.

Blerje luksoze me para cash dhe fshehja e burimit

SPAK ka dokumentuar se Ajola Xoxa ka kryer blerje online në vlerën 86,7 milionë lekë, duke përdorur para cash të ardhura nga aktivitetet e paligjshme.

Shumat janë përdorur për evente, paga, sigurime dhe qira jashtë sistemit bankar.
Origjina e vërtetë e parave është fshehur, duke mashtruar sistemin bankar dhe fiskal.
Ky aktivitet përbën veprën penale të fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Rrjeti i OJF-ve dhe kompanive private

Hetimi tregon se OJF-të Harabel, Eventus, Muza dhe BYL-A, persona të lidhur me Xoxën si Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu, si edhe kompania “Rametal” shpk, kanë integruar shuma të dyshimta në sistemin bankar, duke fshehur origjinën e paligjshme të tyre.

Ky rrjet ka qenë kyç për të mundësuar qëllimin kriminal të Veliajt dhe Xoxës: marrje përfitimesh monetare dhe pasuri të paluajtshme për shkak të funksionit publik.

Konflikti i interesit dhe shpërdorimi i detyrës

Hetimi ka zbuluar se Veliaj ka miratuar Planin e Detajuar Vendor dhe lejen e ndërtimit për një objekt shumëkatësh, në truall ku bashkëshortja e tij ka interesa pasurorë./Versus.al

 

Poll