AKTUALITET /

“Kam paditur Ramën në SPAK”, Jamarbër Malltezi: Berisha kishte menduar të dorëhiqej pas 11 Majit

Malltezi ka folur se si ai i përjetoi 20 muajt në arrest shtëpie.

Shkruar nga Versus
“Kam paditur Ramën në SPAK”, Jamarbër Malltezi:
Jamabër Malltezi

Pasi GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtwpie kundrejt njw garancie pasurore Jamabër Malltez është shfaqur në intervistë televizive.

Malltezi ka folur se si ai i përjetoi 20 muajt në arrest shtëpie për moderatoren Fiori Dardha në programin ‘Breaking’.

Malltezi deklaroi se është burgosur për tokën e tij dhe se “është brezi i tretë i familjes që burgoset për të njëjtën pronë”, duke akuzuar qeverinë dhe drejtësinë për një proces të motivuar politikisht.

“Për tokën time jam burgosur unë, është burgosur vëllai i gjyshes time Ibrahim Begeja, motra e gjyshes është internuar. Ime më lindi dhe vdiq dhe as e mori vesh që kishte prona”, tha ai.

Jamarbër Malltezi akuzoi drejtpërdrejt SPAK-un për shkelje të të drejtave dhe ndikim politik në procesin ndaj tij. Ai deklaroi se i janë sekuestruar pasuri në mënyrë të menjëhershme dhe pa bazë ligjore, siç tha: “Brenda ditës më sekuestruan 70% të pasurisë. Kjo nuk ndodh as me kriminelët.”

Malltezi njoftoi gjithashtu se ka paditur penalisht kryeministrin Rama, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre në procesin e transformimit të disa zonave sportive në zona ndërtimi. Ai theksoi se do të kërkojë që Rama të thirret si dëshmitar në gjyq, por gjykata, sipas tij, ka refuzuar për shkak të presioneve politike.

“Gjyqtarët kanë frikë të pranojnë Ramën si dëshmitar. Ai ka firmosur mbi 11 raste të ndryshimeve nga zona sportive në banimi, po për këto askush nuk heton”, deklaroi Malltezi.

Përsa i përket arrestimit, Malltezi deklaroi se është rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga katër persona civilë, të cilët nuk u identifikuan si policë dhe udhëtonin me një makinë pa targa. Ai tha se gjatë telefonatës me bashkëshorten u ndalua me forcë pa paraqitje të ndonjë dokumenti zyrtar.

“Njëri më tërhoqi telefonin me dhunë, ndërsa njerëzit përreth u trembën kur panë se po më tërhiqnin pa asnjë sqarim”, tha Malltezi. Ai shton se u dërgua në drejtorinë e policisë ku më pas u kërkua të firmoste letra pa qenë i informuar për arsyet e ndalimit.

Malltezi akuzon gjykatat se nuk kanë respektuar të drejtat e tij themelore gjatë masës së arrestit shtëpiak. Ai deklaron se ndalimi i tij përfshinte një ndalim të paligjshëm të komunikimit, përfshirë edhe me avokatin, çka sipas tij është një shkelje flagrante e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Moslejimi për të komunikuar me avokatin është një paligjshmëri që është hequr nga ligji që prej 8 vitesh. Ky vendim është ankimuar në Strasburg dhe është marrë për shqyrtim me përparësi”, u shpreh ai. 

Jamarbër Malltezi zbulon se pas zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha e kishte konsideruar mundësinë e tërheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike. “Berisha e ka dhënë dorëheqjen në të shkuarën. Edhe këtë herë, nëse do të ishte një moment emocional, ai mund të tërhiqej”, tha Malltezi.

Por sipas tij, fakti që pas zgjedhjeve dolën dokumente të rënda që dëshmonin “përfshirjen e shtetit në krimin elektoral” dhe “manipulimin e votës së diasporës”, ndryshoi gjithçka.

 

Poll