AKTUALITET /

Kërkoi kthimin mbrapsht të 3.4 mln eurove të konfiskuara, Gjykata e Lartë merr vendimin për biznesmenin

Shkruar nga Versus

Kërkoi kthimin mbrapsht të 3.4 mln eurove të konfiskuara, Gjykata

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Alban Mollaymeri duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për konfiskimin e shumës prej 3.4 milionë eurove të kapura më 24 qershor 2018 në Durrës brenda makinës “Toyota Yaris” të cilat i kanë kaluar shtetit. Mollaymeri rezulton të ketë qenë porositësi i 7 makinave, brenda njërës prej së cilave u gjet shuma e majme. 

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Në kërkim u shpallën dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje. Versus.al

Poll