AKTUALITET /

Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO rrëzon pretendimin e Lefter Kokës për inceneratorin e Fierit

Koka kishte kërkuar lirimin nga burgu me pretendimin se kishte kaluar afati i paraburgimit 3 vjeçar për inceneratorin e Fierit.

Shkruar nga Versus

Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO rrëzon pretendimin e Lefter Kokës

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga burgu me pretendimin se kishte kaluar afati i paraburgimit 3 vjeçar për inceneratorin e Fierit. 

Vendimi është marrë nga gjyqtari i posaçëm, Erjon Bani. 

Koka u arrestua më 14 dhjetor të 2021-in, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Posaçme e dënoi me 10 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, dënim i cili zbret në 6 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për inceneratorin e Tiranës u dënua me 2 vite burg, ndërsa për atë të Fierit çështja është ende në gjykim. Versus.al

Poll