AKTUALITET /

Kishte prenotuar në "Eagles Villas" në Theth, turisti nga Jemeni i zhgënjyer: Jam me familjen, ku të shkoj tani?

Turisti rrëfen se kishte bërë prenotimin bashkë me familjen dhe nuk fshehu aspak zhgënjimin e tij.

Shkruar nga Versus
Kishte prenotuar në "Eagles Villas" në Theth, turisti nga
Turisti jemen

Që prej ditës së djeshme, "Eagles Villas" në Theth nuk ekzistojnë më, por turistët e huaj që nuk janë informuar për ngjarjet në Shqipëri vazhdojnë të udhëtojnë pa sukses drejt Malësisë së Veriut.

Një turist nga Jemeni, i cili kishte rezervuar dy netë në këtë kompleks me kontejnerë, në pronësi të Prekë Kodrës – person i kërkuar nga SPAK – u trondit pasi mësoi se vendi ku do të qëndronte ishte shembur dhe thjesht nuk ekzistonte më.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja rrëfen se kishte bërë prenotimin bashkë me familjen dhe nuk fshehu aspak zhgënjimin e tij.

“Vij nga Jemeni. Po, kam prenotuar (tregon në telefon prenotimin në kompleksin e Eagles Villas Theth). Nuk e di ku të shkoj tani, nuk e di çfarë të bëj, jam me familjen time. Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Dhe nëse vij apo shkoj diku dhe nuk e gjej aty, e shoh kështu. S’më ka thënë njeri gjë. Jam me familjen, kështu që çfarë të bëj unë tani?!,"- u shpreh ai.

Ndërkohë aksioni në Theth vazhdon për shembjen e 11 objekteve të ndërtuara pa leje në qendër të fshatit. Pas kësaj faze, pritet që të shemben edhe ndërtime të tjera, pasi në total janë rreth 40 ndërtesa që do të prishen./Versus.al

 

Poll