
Një vendim i rëndësishëm është marrë sot në mbledhjen e qeverisë lidhur me sistemin penitenciar në vend.
Burime bëjnë me dije se Klevis Qose është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi.
Emërimi i Kupit është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe është firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Klevis Qose mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve që prej marsit 2024. Ndërkohë, Adriatik Kupi nuk është një emër i panjohur në administratën publike, pasi më herët ka mbajtur disa funksione të rëndësishme, duke nisur si administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Emri i tij ishte përfolur më herët edhe si një nga kandidaturat për drejtimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), post i cili më pas iu besua Afrim Qendro./Versus.al

