AKTUALITET /

Lirohen shqiptarët që burgosi Maduro, presidenti i akuzonte se po planifikonin ta vrisnin

Darmovzal u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda.

Shkruar nga Versus
Lirohen shqiptarët që burgosi Maduro, presidenti i akuzonte se po
Montazh: Shtetasi çek i liruar nga Venezuela, Jan Darmovzal

Jan Darmovzal, qytetar çek që qëndronte i burgosur në Venezuelë që nga shtatori i vitit 2024, është liruar këtë të premte, njoftuan në një konferencë për shtyp kryeministri çek Andrej Babiš dhe ministri i Jashtëm Petr Macinka. Darmovzal u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda.

Ministri Macinka bëri me dije se lirimi u arrit pas javësh negociatash intensive, dhe se Darmovzal ndodhet aktualisht në Caracas në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot në mëngjes rreth orës 04:00 (sipas orës së Pragës), ai u lirua së bashku me grupin tjetër të burgosurish, ku përfshihen edhe disa shqiptarë. Një avion i dërguar nga Republika Çeke po i transporton drejt shtëpisë së tyre. Dua të falënderoj gjithashtu ministrin e Mbrojtjes Jaromír Zůna, i cili qëndroi gjithë natën duke koordinuar operacionin,” tha Macinka.

Oldřich Darmovzal, babai i Janit, deklaroi se kjo është një lehtësim i madh pas ditëve të tensionuara, pasi lirimet e mëparshme në Venezuelë kishin ndodhur vetëm në grupe të vogla.

Autoritetet venezueliane kishin arrestuar Darmovzal me pretendimin se ai po planifikonte një komplot për të vrarë presidentin Nicolás Maduro dhe për të rrëzuar qeverinë, akuza të cilat sipas diplomacisë çeke ishin të pabazuara. Edhe organizata joqeveritare Foro Penal ka deklaruar se arrestimi i tij kishte motive politike.

Presidenti çek, Petr Pavel, përmes një deklarate nga vizita zyrtare në Ukrainë, e quajti lirimin e Darmovzal një lajm të madh dhe i dëshiroi atij rikthim të lumtur në shtëpi dhe ribashkim me familjen. Ai vlerësoi punën e ekspertëve çekë dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë SHBA dhe BE, në zgjidhjen e këtij rasti kompleks.

Foro Penal bëri me dije se që nga 25 dhjetori deri më 1 janar janë liruar 117 të burgosur politikë, dhe nga 8 janari të tjerë 84 persona, duke e çuar totalin në 201. Sipas organizatës, rreth 800 persona vazhdojnë të jenë pas hekurave në Venezuelë për shkak të bindjeve dhe opinioneve të tyre politike.

Ky operacion për lirimin e Darmovzal dhe të huajve të tjerë, përfshirë shqiptarë, vjen pas tensioneve të mëdha ndërkombëtare dhe pas një operacioni të SHBA-së në Venezuelë që përfshinte arrestimin e Nicolás Maduro, i cili sipas burimeve ndërkombëtare ndikoi në ndryshimin e situatës së rastit./Versus.al

Tags:

venezuele

Poll