Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është liruar nga detyra këtë enjte pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Vendimi është firmosur nga Kryeministri Rama dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
"Vendimi, i bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe në nenin 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave,” shkruhet në vendimin e kësaj të enjte.
Njoftimi i plotë:
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
/Versus.al/







