AKTUALITET /

Meta kërkon zëvendësimin e 'arrestit me burg', caktohet data për seancën në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Versus

Meta kërkon zëvendësimin e 'arrestit me burg', caktohet

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili prej 20 tetorit të vitit 2024 mbahet në paraburgim, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij do të mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme më 8 shtator.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka argumentuar më herët se është e panevojshme që ish-presidenti të mbahet në burg në kushtet kur hetimet janë mbyllur dhe dosjet i ka kaluar Gjykatës së Posaçme që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me dosjen hetimore. Versus.al

Poll