Ish-presidenti Ilir Meta ka revokuar sërish masën e sigurisë "arrest me burg". Mësohet se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka të premten (19 shtator) në orën 10:00.
Meta ndodhet në burg që prej 20 tetorit të vitit 2024 kur u arrestua në hyrje të Tiranës nga forcat operacionale. Ndaj tij rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të gjitha të përfshira në dosjet e aferës "CEZ-DIA", lobimit të ish-LSI-së në SHBA dhe hetimit pasuror për ish-çiftin Meta-Kryemadhi.
Dosja ku janë përfshirë tre hetime, një për aferën CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe hetimi pasuror, i kaloi për gjykim GJKKO-së në fund të muajit gusht, ndërsa hetimet ishin mbyllur më 28 korrik.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërkohë mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Versus.al







