Marinela Berisha, ish-bashkëshortja e biznesmenit Jetmir Pepa i cili prej dy muajsh është shpallur në kërkim nga SPAK, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Hetuesit po verifikojnë rrethanat dhe lidhjet e mundshme të saj me dosjen që lidhet me dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, për të cilat Pepa është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK që i ka sekuestruar edhe pasuri me vlerë 12 milionë euro.
Pepa rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë dhe më herët është përfshirë në një konflikt me armë zjarri gjatë një koncerti.
Gjithashtu edhe Marinela Berisha së bashku me motrën e saj Antonela Berisha dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga pas dyshimeve se kjo e fundit kishte një lidhje intime me biznesmenin. Versus.al

