Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në burgun e Drenovës të dënuarin përjetë, Laert Haxhia.
Isufaj u shpreh se ka pasur shkelje të rregullave të brendshme të takimeve me të burgosurit ndërsa theksoi se kjo ka sjellë pezullimin e gjashtë oficerëve të sigurisë dhe lirimin nga detyra të drejtorit të institucionit.
Isufaj theksoi se rasti në fjalë është i izoluar por kjo ka nxitur që të ketë një inspektim më të gjerë në të gjitha burgjet e vendit për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
“Nuk është sekret se është bërë publike, sepse ka pasur shkelje të rregullave të takimit të të burgosurve. Nuk është kjo panorama e burgjeve. Ka pasur shkeljeve të rregullave që kanë çuar në pezullimin e gjashtë oficerëve. Ky incident, që është kapur nga strukturat tona si shkelje dhe është informuar edhe publiku.
Ka pasur një shkelje të rregullave të vizitave. Është bërë një inspektim zinxhir në të gjithë republikën, nëse mund të ishte një rast i përsëritur. Nuk është një incident me pasoja. Në këtë rast duhet të ishin bërë vizita të planifikuara. Drejtori që u lirua, vetëm për shkak të mungesës së planifikimit”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj.







