
37 vjeçari Fabjel Toska (Xhindi), i cili mbeti i plagosur rëndë rreth orës 00:55 në vendin e quajtur “Dogana” në Berat është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë pas një plumbi që mori në bark. I plagosuri nuk dha detaje para hetuesve, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarjes.
Toska ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Seat” me një shokë në rrugën Kombinat-Dimal.
Në pamjet filmike shihet edhe një tjetër mjet tip Foristradë me ngjyrë të zezë dhe të dy mjetet janë parakaluar disa herë me njëra tjetrën.
Pas manovrave me makina, 37-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe ka shkuar te xhami nga ana e shoferit, për tu sqaruar se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte. Por sapo shoferi hap xhamin e qëllon me një plumb në bark.
Sipas policisë i plagosuri dhe shoku me të cilin ndodhesh në automjet nuk kanë pasur njohje të mëparshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes./Versus.al




