
Mbrëmjen e sotme, ish-kryedemokrati Lulzim Basha qëndroi për mbi 1 orë e gjysmë brenda Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku mësohet se është pyetur si person në dijeni për protestën e 21 janarit 2011 kur ai ishte ministër i Brendshëm dhe u vranë 4 protestues.
Gazetarja, Anila Hoxha ka deklaruar në "Top Story" se Basha ka thënë se ai nuk kishte dhënë asnjë urdhër për të hapur zjarr drejt protestuesve dhe se kishte zbatuar vetëm detyrën.
“Lulzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”-tha gazetarja. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       