AKTUALITET /

"Myslimanët janë armiqtë tanë", Milorad Dodik paditet për nxitje të urrejtjes

Pasi Milorad Dodik fyeu boshnjakët gjatë fushatës zgjedhore për presidencën e Republikës Srpska, ai i quajti ata “armiq” ndër të tjera fyerje – në një fjalim ku festoi fitoren e aleatit të tij.

Shkruar nga Versus

"Myslimanët janë armiqtë tanë", Milorad Dodik

Milorad Dodik është kritikuar për komentet e tij nënçmuese për boshnjakët në një konferencë për shtyp të hënën pas zgjedhjeve presidenciale të fundjavës në entitetin kryesisht serb të Republika Srpska në Bosnjë, të cilat i fitoi aleati i tij, Sinisa Karan.

Pasi ofendoi boshnjakët gjatë fushatës zgjedhore, Dodik e përdori fjalimin e tij për të përshkruar boshnjakët myslimanë nga Sarajeva si armiq dhe "balija" një term shumë nënçmues dhe për të bërë thirrje për pavarësinë e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Duke premtuar se Karan, pasardhësi i tij si president i Republika Srpska, do të ndërmarrë veprime vendimtare, Dodik tha në konferencën për shtyp: “Mendoj se këtyre ‘balijave’ në Sarajevë do t’u mungojë Milorad Dodiku kur të shohin se çfarë do të bëjë Sinisha Karan.

“Ne jemi të vetëdijshëm për armiqtë tanë dhe dua që ky komb ta dijë se duhet t’i shkaktosh disa humbje armikut çdo ditë sepse ai është armiku yt, dhe myslimanët, establishmenti politik i Sarajevës dhe Sarajeva myslimane janë armiqtë tanë”, deklaroi ai.

Suan Islamoviç, një profesor i drejtësisë në qytetin veriperëndimor të Bihaçit, argumentoi se fjalimi i Dodikut shkeli legjislacionin kundër gjuhës së urrejtjes.

Islamoviç tha se në shumë nga paraqitjet e tij në fushatën zgjedhore, Dodik kreu “veprën penale të nxitjes së urrejtjes racore, etnike dhe fetare, e cila është e dënueshme me ligj”. Versus.al

Poll