
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Emond Sulaj ka paditur në GJKKO kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin i cili muaj më parë gjatë një interpelance që pati me kryeministrin Edi Rama hodhi akuza të forta duke thënë se Sulaj ishte emëruar në postin e tij falë bandave kriminale.
Sot pas shortit në GJKKO është caktuar Flojera Davidhi si gjyqtarja që do të marrë vendimin mbi këtë denoncim. Davidhi është gjyqtarja që ka në dorë edhe dosjen e aferës Partizani ku të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, gjatë seancës plenare në shtator, Bardhi pretendoi se kishte siguruar përgjime të zbardhura në Sky Ecc mes bandave kriminale të cilat sipas tij kishin diktuar dhe ndikuar për emërimin e Sulajt në postin e drejtorit të Shkodrës. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Edmond Sulajt i cili paralajmëroi padi ndaj Bardhit për dëmtim të imazhit. Versus.al








